Në fundjavë mot kryesisht me diell, të dielën mundësi për reshje lokale shiu.
13.07.2018 – Në ditët e fundjavës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë masave të ngrohta ajrore, që do të favorizojnë mot kryesisht me diell.
Por kjo gjendje nuk do të mbizotërojë gjatë, për shkak që nga fillimi i javës së ardhshme, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku dhe nga Evropa lindore do të sjellin sërish kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi.
14.07 – Mot kryesisht me diell.
15.07-16.07 – Mot kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.
17.07-18.07 – Të martën mot kryesisht me vranësira. Paradite vende-vende me reshje të dobëta shiu, e pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi. Ditën e mërkurë, mot me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi.
Temperaturat e ajrit do të mbesin rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 15C, e ato maksimale nga 27C deri 28C, e nga mesi i javës pritet të zbresin lehtë në 25C.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga krahu verior 2-5m/s. Shtypja atmosferike, do të pësojë gradualisht rënie nën vlera normale./Telegrafi