Sot në vend do të mbajë mëngjes i ftohtë, vende-vende me ngrica, e në ultësira ka mundësi për mjegull, ndërkaq gjatë ditës do të ketë mot me diell.
Ndërkaq, nga dita e enjte priten rënie të temperaturave rreth vlerave mesatare, e në fundjavë edhe më ftohtë.
Temperaturat e ajrit, në fillim të javës mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 1 deri në 4 gradë Celsius, e maksimalet nga 14 deri në 17 gradë C. Të premten minimalet do të zbresin deri në -1 gradë Celsius, e maksimalet në 10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga jugu dhe juglindja 1-3m/s. Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale.