Site icon Telegrafi

Moti në Kosovë, kryesisht kthjellët dhe me diell

Pas motit të ndryshueshëm që mbajti ditëve të shkuara, që solli edhe reshje shiu, në ditët e ardhshme fusha të presionit të lartë nga Evropa qendrore do të shtrihen mbi rajon, e që do të krijojnë kushte për përmirësim të motit, me kthjellime dhe diell.

Ndërkohë, masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të depërtojnë mbi rajon, ku do të rrisin temperaturat maksimale mbi vlera mesatare.

27.09.2019 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Erë e lehtë nga veriperëndimi-veriu 1-4m/s. Indeksi UV: 5.

28.09.2019 – Ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga jugu 1-5m/s. Indeksi UV: 5.

Exit mobile version