Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë javës së ardhshme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.
Në këto kushte meteorologjike mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi deri 13m/s. /Telegrafi/