Site icon Telegrafi

Moti në Kosovë deri në fundjavë (Tabela)

Dy ditët në vijim pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell, të shtunën pasdite reshje lokale shiu.

7 shtator- Mot kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.

8 dhe 9 shtator – Të shtunën mot me vranësira dhe intervale me diell.

Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima. Ditën e diel, mot pjesërisht i vranët. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

10 shtator- Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

Në fundjavë, ditën e shtunë orëve të pasdites priten reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit, do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 11C deri në 14C, e maksimalet nga 24C në 27C.

Do të fyejë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 2-5m/s..

Shtypja atmosferike pas rënies rreth vlerave normale, gradualisht do të shënojë rritje, përcjell Telegrafi.

Exit mobile version