Telegrafi

Moti në Kosovë

Java e dytë e nëntorit fillon me mot të butë, që po mbanë ditëve të fundit, por me vransira, e nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.

Sot parashihet mot i qëndrueshëm, me vransira, e nga dita e enjte do të ketë më shumë kthjellime, derisa të premten do të ketë mot kryesisht me diell.

Cilësia e ajrit, ditën e hënë me koncentrime më të rritura të ndotësve ajror si dhe me prezencë të pluhurave shkretinore, do të jetë në vlera të dobëta e shumë të dobëta, mirëpo nga dita e martë qarkullimi më i mirë ajror, shpërndanë ndotësit, e indeksi i cilësisë së ajrit shënon përmirësim edhe në vlera mesatare e të pranueshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale deri në 12°C.

E mërkurë – Kryesisht me vransira e ditën edhe intervale me diell.

E enjte – Paradite kryesisht me vransira.  Ditën vransirat shpërndahen e do të ketë edhe intervale më të gjata me diell.

E premte – Kryesisht me diell.  Në mëngjes mund të ketë edhe ngricë, e ultësirave mundësi për mjegull.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 10C, e por të mërkurën zbresin në 3C, e të premten edhe afër 0C.

Maksimalet të martën zbresin në 10C nga 17C ditën e hënë, e më pas luhaten ndërmjet 11C e 13C.

Shtypja atmosferike nga dita e hënën shënon rritje mjaft të shpejt në vlerat lartë mbi normale, njofton Prishtina Weather.