Site icon Telegrafi

Moti në Kosovë

Vendi ynë ditëve të ardhshme do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit më të rritur që shtrihen mbi pjesën më të madhe Mesdheut.

Të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Pasdita do të ketë kthjellime.

Në fillim të javës, megjithëse mbetemi nën ndikimin e fushave anticiklonike, nga lindja e rajonit mund të kalojnë sisteme frontale, që sjellin vranësira, e ditën e martë mundësi edhe për të reshura. Ditëve të para të nëntorit temperaturat gradualisht në rritje.

Indeksi i cilësisë së ajrit ditën e shtunë do të luhatet përreth vlerave të mira dhe mesatare, e nga dita e diel herë herë pritet të kaloj edhe në vlera të pashëndetshme.

1.11 – Paradite me vranësira, ditën me kthjellime dhe intervale me diell.
2.11 – Kryesisht me vranësira, ditën edhe me intervale me diell.
3.11 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.
4.11 – Kryesisht me vranësira, ditën intervale me diell.

Temperaturat mbeten të larta për këtë periudhë kohore, me minimale që do të lëvizin nga 4C deri 9C, e maksimalet nga 16C deri 19C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 2-7m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet sipër vlerave normale, njofton Telegrafi.

Exit mobile version