Site icon Telegrafi

Moti në Kosovë

Sonte gjatë natës mbi rajon do të kaloj një front i ftohtë, që më vonë pritet të sjellë vranësira dhe mundësi për reshje lokale shiu. Ditën e premte do të mbajë mot më i freskët, derisa gjatë ditës vranësirat do të shpërndahen.

Pas kalimit të frontit, në fundjavë, nga Mesdheu dhe Europa qendrore do të shtrihen fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore, që do të favorizojnë mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell.

11.10.2019 – Herët në mëngjes vranësira dhe reshje lokale shiu. Gjatë ditës më freskët, e vranësirat do të shpërndahen. Në mbrëmje kthjellime. Erë mesatare nga verilindja 6-12m/s. Indeksi UV: 3.

12.10.2019 – Mot i ngrohtë, i kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga juglindja 1-4m/s. Indeksi UV: 4.

Exit mobile version