Site icon Telegrafi

Moti në Kosovë

Ditëve të para të muajit maj mot i ndryshueshëm, me vranësira, diell dhe reshje lokale shiu. Javën e ardhshme më ftohtë.

Edhe gjatë ditëve të para të muajit maj, vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të paqëndrueshme të presionit të ulët, që do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe diell, e kohëpaskohe edhe me reshje lokale shiu.

Në fillim të javës së ardhshme masa të ftohta arktike pritet të zbresin nga veriu i kontinentit edhe mbi rajonin tonë, që do të sjellin mot të ftohtë, me shi, e në vise malore edhe borë, derisa orëve të mëngjesit vende-vende mund të paraqiten edhe ngrica.

2.05 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima.

3.05 – Paradite kryesisht me diell. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen.

4.05-5.05 – Të shtunën kryesisht me vranësira. Në mbrëmje vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Ditën e diel, në mëngjes vranët dhe me shi. Gjatë ditës pjesërisht vranët me reshje lokale shiu.

5.05 – Mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare, e nga dita e hënën do të pësojnë rënie të theksuar. Minimalet do të luhaten nga 6C deri në 9C, e maksimalet nga 16C deri në 20C, e nga dita e hënë mund të zbresin deri në 12C.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga veriperëndimi dhe jugperëndimi 3-8m/s, me hove deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres nën vlera normale.

Exit mobile version