Site icon Telegrafi

Moti në fundjavë – vranët dhe herë pas herë shi

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në fundjavë në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here do të ketë riga shiu.

IHK njofton se të shtunën temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërkaq, për të dielën është parashikuar të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me ulje të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

Sipas kalendarit meteorologjik sot fillon stina e pranverës meteorologjike, e cila do të zgjasë deri me 31 maj. /Telegrafi/

Exit mobile version