Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se në fundjavë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat ditën e diel vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet normale por jo stabile. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi deri 8m/s. /Telegrafi/