Telegrafi

Moti në dy ditët në vijim, reshje shiu dhe bore

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit të cilat do ta mbajnë ketë situatë meteorologjike.

IHK njofton se këto vranësira të përqendruara mbi territorin tonë do të sjellin sërish reshje shiu dhe bore në viset e larta, por edhe në viset mesatare.

Pas reshjeve në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të ulën deri në zero gradë, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5gradë Celsius

Ky aktivitet dinamik i motit do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-10m/s. Shpejtësia e erës  si zakonisht më e lartë do të jetë në pjesën veriore të Dukagjinit. /Telegrafi/