Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Një gjendje e tillë me temperatura të larta do të vazhdoj deri ditën e enjte ,ku më tej mbi vendin tonë do të vijnë masa të ajrit me presion të ulët të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale.
Një situatë e tillë e motit nuk do të jetë edhe në vise me lartësi mbidetare mbi 800m, pasi që atje maksimalet do të shënojnë vlerat rreth 30 gradë Celsius.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 12m/s.