Telegrafi

Moti i ligë shton konsumin e energjisë elektrike në Maqedoni

Moti i ligë që ka përfshirë Maqedoninë ka shkaktuar rritjen e konsumit të energjisë elektrike në vend. Kjo situatë ka bërë që ELEM të importojë energji elektrike nga jashtë vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani, ELEM-i ka bërë të ditur se ka importuar energji elektrike për të plotësuar kërkesat e amvisërive dhe afarizmit të vogël, ndërkaq planifikohet të vazhdohet me importin e energjisë.

Të premten do të dihet më saktë se sa është kërkesa e konsumit, që do të detyrojë ELEM-in të importojë energji elektrike nga jashtë, kurse periudha për të cilën duhet të bëhet importi është nga 23 e deri më 31 janar. Vlerësohet se janë të nevojshme mbi 21 mijë megavat orë energji elektrike.

Të kujtojmë se në importin e energjisë elektrike ndikoi edhe defekti në Termoelektranën e Manastirit./Telegrafi/