Telegrafi

Pezullohen të gjitha fluturimet në Aeroportin e Stanstedit të Britanisë së Madhe

Të gjitha fluturimet janë pezulluar në Aeroportin e Stanstedit në Britani të Madhe pasi u detyrua të mbyllte pistën e tij për shkak të motit të ligë.

Heathrow dhe Gatwick gjithashtu anuluan ose vonuan fluturimet pasi bora, akulli dhe mjegulla përfshinë vendin, përcjell Telegrafi.

Një paralajmërim për mot të ngjashëm mbetet për Skocinë, Londrën dhe Anglinë jugperëndimore.

Trenat gjithashtu janë vonuar dhe drejtuesit e mjeteve janë paralajmëruar të kenë kujdes pas disa aksidenteve në autostradë.

Aeroporti theksoi se pista e saj e vetme ishte e mbyllur për të lejuar pastrimin e borës për shkak të kushteve të motit dhe të gjitha fluturimet u pezulluan.

“Vonesat në fluturime u përjetuan më herët për shkak të ngrirjes së akullit të avionit, që është përgjegjësi e menaxherit tokësor dhe siguria e avionëve dhe pasagjerëve është parësore. Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë me kompaninë e tyre ajrore për statusin aktual të fluturimeve të tyre”, tha një zëdhënës.

Më shumë se 50 fluturime u anuluan në Aeroportin e Heathrowit, pasi mjegulla shkaktoi kufizime të kontrollit të trafikut ajror në numrin e aeroplanëve që mund të ulen dhe nisën.

British Airways, linja ajrore më e madhe e Heathrow, tha se u kishte kërkuar falje klientëve dhe po rimbursonte ose rezervonte këto fluturime të cilat ishin anuluar.

Aeroporti Gatwick mbylli përkohësisht një nga pistat e tij të dielën për shkak të borës. Një numër fluturimesh u vonuan ose u anuluan, ndërsa 28 të tjerë u drejtuan drejt aeroporteve të tjera gjatë mbylljes. /Telegrafi/