Qyteti i Prespës dhe rrethina, sot pasdite janë përfshirë nga moti i ligë, me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Nga Njësia Rajonale e Ministrisë së Bujqësisë njoftojnë se shiu ka shkaktuar dëme të mëdha tek drunjtë e mollave, ndërsa më pas do të konfirmohen edhe dëmet tek kulturat tjera bujqësore.
Gjatë ditëve të ardhshme ekipe të Ministrisë së Bujqësisë do të vlerësojnë edhe dëmet në rajonin e Prespës që shkaktuan reshjet e ditëve të mëparshme./Telegrafi/