Site icon Telegrafi

Moti i ligë godet pjesën jugore të Greqisë, rrugët mbulohen nga uji e akulli – breshëri shkakton dëme të mëdha

Një mot i ligë ka goditur pjesën jugore të Greqisë, ku të reshurat e mëdha të shiut dhe breshëri kanë bërë që Kreta dhe në përgjithësi pjesa jugore të “paralizohen”.

Rrugët janë mbuluar me akull sikur të ishte janari, e në këtë qytet përveç se janë shkatërruar ullishtat dhe pemët e shumta, mediat lokale raportojnë se edhe shumë zogj e kanë pësuar, transmeton Telegrafi.

Në Nea Alikarnasos të Kretës, shumë vetura janë mbuluar me ujë ku nga të reshurat e shiut ka arritur në 80 centimetra thellësi.

Në rajonin Hanje ka pasur rrëshqitje dheu e banorët e Rodosit, Santorinit dhe Naksosit kanë mbetur pa energji elektrike për disa orë. /Telegrafi/

Exit mobile version