Telegrafi

Mot kryesisht i vranët dhe reshje të dobëta bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta bore.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0 deri -2 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.