Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.
IHK njofton se të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa të martë do të vijojë me vranësira dhe mundësi për reshje shiu.
Të mërkurën dhe të enjten parashihen kushte për reshje shiu ndërsa në viset malore do të ketë edhe reshje bore.
Nga dita e premte parashihen ngritje të lehta të temperaturave maksimale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/