Moti i keq ka përshirë të gjithë territorin e Shqipërisë me reshje të dendura të shiut.
Në Malësinë e Madhe ka rënë rrufeja dhe ka shkaktuar flakë në një banesë duke i marrë jetën Arben Ivanaj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe.
Ndërkohë, moti i keq ka shkaktuar edhe problematika në disa akse rrugore.
Në Gramsh ka pasur përmbytje të disa rrugëve brenda lagjeve, por edhe në qendër të qytetit.
Në Tiranë, lumi Lana ka dalë nga shtrati pas shirave të rrëmbyeshëm prej disa orësh. Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë se si lumi është bërë njësh me bulevardin në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Ndërkohë, një pallat është goditur nga rrufeja në Sarandë. Nuk u raportuan persona të lënduar.
Për të parë pamjet klikoni këtu. /Report TV/