Site icon Telegrafi

Moti i keq përfshin edhe jugun e Shqipërisë, erërat e forta godasin Ksamilin

Erërat e forta dhe deti me dallgë kanë përfshirë edhe bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Në një video të publikuar nga një pushues në rrjetet sociale, vërehet se koha e keqe ka shkaktuar probleme në Ksamil.

Pamjet tregojnë erëra të forta dhe pushues të cilët largohen me shpejtësi nga plazhi.

Lexo po ashtu Stuhia përfshin bregdetin, pushuesit largohen nga plazhi i Durrësit

Më herët në një video të publikuar nga Meteo Balkan, shihen se si pushuesit largohen nga plazhi i Durrësit për shkak të erërave të forta. /Telegrafi/

 

Exit mobile version