Site icon Telegrafi

Moti gjatë vikendit në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHK-së, si pasojë e zhvendosjes së rrymave ajrore nga veriu në lindje, e të cilat më tej nën ndikimin e fushave anticiklonike do të shtrihen mbi territorin tonë duke ndikuar edhe më tej në përmirësimin e kushteve meteorologjike.

“Temperaturat do të jenë mbi vlerat e mesatareve në të dy vlerat ekstremale. Minimalet do tëlëvizin nga -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë  Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së./Telegrafi/

Exit mobile version