Telegrafi

Moti gjatë vikendit me diell, pasdite mund të ketë vranësira dhe shkarkime rrufesh

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditëve të vikendit do të mbajë mot me diell dhe vapë, pasdite vende-vende me kushte për zhvillim të vranësirave dhe shkarkime rrufesh.

“Indeksi UV (rrezet ultraviolete) do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikshmërisë, prandaj preferohet që nga ora 9-17 të mos jemi nën ndikimin e rrezeve direkt të diellit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/