Site icon Telegrafi

Moti në Kosovë, gjatë pesë ditëve të ardhshme

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në pjesën e parë të javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Kjo situatë e paqëndrueshme sinoptike do të vazhdoj deri të mërkurën ku më tej priten alternime kthjellime dhe intervale të gjata  me diell, njofton Telegrafi.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version