Telegrafi

Moti gjatë kësaj jave

Dy ditët e para të javës parashihen të jenë kryesisht të vranëta dhe kohë pas kohe të përcjella me reshje shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Nga dita e mërkurë e tutje do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale të cilat do të lëvizin gjatë kësaj jave do të jenë nga 5-11 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-23 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 5 m. /Telegrafi/