Telegrafi

Moti gjatë dy ditëve të ardhshme

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë, ditën e enjte, përcjell Telegrafi.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes./Telegrafi/