Telegrafi

Moti gjatë dy ditëve të ardhshme – reshje shiu e shkarkime rrufesh

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jo stabil.

IHK njofton se parashihen rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike.

Indeksi UV do të shënojë vlera mesatare deri të larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të  lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/