Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë celsius.
“Presioni atmosferik dhe lagështia relative e ajrit do të pësojnë rritje dhe për shkak të kësaj gjendje stabile parashihet që grimcat e ndotësve të mbeten në stadin e parë të Troposferës, që nënkupton ndotje. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/