Telegrafi

Moti ‘i freskët’ gjatë natës i ndihmon zjarrfikësit e Tenerifes të luftojnë zjarrin – megjithatë ka një paralajmërim për ditët në vazhdim

Përmirësimi i kushteve të motit i ndihmuan zjarrfikësit të përparojnë gjatë natës në betejën e tyre për të zbutur një zjarr që shpërtheu jashtë kontrollit gjatë pesë ditëve të fundit në ishullin turistik të Tenerife në ishujt Kanarie të Spanjës, thanë autoritetet të dielën.

“Nata ishte shumë e vështirë, por falë punës së zjarrfikësve, rezultatet kanë qenë shumë pozitive”, tha guvernatorja e Tenerife, Rosa Dávila në një konferencë shtypi të dielën herët, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Shërbimet e urgjencës në Ishujt Kanarie thanë në një postim në Twitter në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, se zjarrfikësit kishin qenë në gjendje të punonin në “kushte moti më të mira se sa pritej”.

Dávila tha se më shumë se 12,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre që nga zjarri që filloi të martën.

Deri të shtunën më shumë se 8,000 hektarë pyll me pisha ishin djegur, por Dávila tha se kjo shifër ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë të dielën.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar dhe Davila theksoi se falë zjarrfikësve deri më tani nuk është djegur asnjë shtëpi.

Zjarri, i përshkruar si më i keqi në Tenerife në dekada, po kërcënon 11 zona të qytetit që rrethojnë zonën e pjerrët dhe të thepisur malore të prekur.

Lexo po ashtu Zjarri mbetet jashtë kontrollit, të tjerë njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në ishullin spanjoll të Tenerife

Qasja për zjarrfikësit është jashtëzakonisht e vështirë.

Shërbimet e urgjencës kanë treguar se cilësia e ajrit në 19 zona të qytetit nuk ishte e mirë dhe u kërkuan njerëzve të qëndrojnë brenda kur është e mundur dhe të mbajnë maska jashtë.

Siç bëhet e ditur më tej, zjarri në verilindje të ishullit nuk është afër zonave kryesore turistike të ishullit.

Ndërkohë thuhet se atje janë vendosur më shumë se 400 zjarrfikës dhe ushtarë, si dhe 23 helikopterë dhe avionë që transportojnë ujë.

Ishujt Kanarie kanë qenë në thatësirë për shumicën e viteve të fundit, ashtu si pjesa më e madhe e Spanjës kontinentale.

Ishujt kanë regjistruar reshje nën mesataren në vitet e fundit për shkak të ndryshimit të modeleve të motit të ndikuar nga ndryshimet klimatike.

Çfarë bie në sy është fakti se Spanja po përgatitet për një tjetër valë të nxehti duke filluar nga e diela.

Shërbimi shtetëror i motit i Spanjës lëshoi një paralajmërim të shtunën se temperaturat do të jenë në rritje në ditët në vijim, duke arritur në 40 gradë Celsius (104 Fahrenheit) në pjesë të kontinentit. /Telegrafi/