Moti ekstrem ditëve të fundit ka goditur edhe pjesë të Francës dhe kjo dëshmohet edhe nga një video që po qarkullon në rrjetet sociale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për që “fluturon në ajër” çatinë e një ndërtese fermë në lindje të vendit.
Siç thuhet më tej, erërat e forta goditën komunën Verrières de Joux në Haut-Doubs, afër kufirit me Zvicrën, duke “shqyer” çatinë e një ndërtese ferme mëngjesin e vonë, më 22 qershor.
Përveç kulmit, edhe bari që ruhej brenda u hodhën në erë.
? Peu avant midi, une tornade a été observée à Verrières-de-Joux dans le Doubs à la frontière suisse. Elle a notamment arraché la toiture d'une maison ! (© Amélie Vermersch) pic.twitter.com/lCZCZILgNp
— Météo Express (@MeteoExpress) June 22, 2021
Gruaja e fermerit i tha FranceInfo: “Nuk zgjati shumë, tornado lëvizi në drejtim të Zvicrës dhe ne mund të shihnim formën e rrotullimit të tornados”.
“Ishte ora 11:45. Ne pamë tornadon duke u shfaqur, pamë pemë që rrëzoheshin njëra pas tjetrës, dëgjuam zhurmën dhe pastaj pamë kulmin të shpërthente”.
Për fat të mirë bëhet e ditur se nuk është lënduar asnjë njeri e asnjë kafshë. /Telegrafi/