Telegrafi

Mot i vranët, temperaturat deri në 24 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s. /Telegrafi/