Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.
Sipas institutit, në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s./Telegrafi/