Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, por sa i përket temperaturave parashihet ulje, kryesisht në vlerat e maksimaleve.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.
Sipas kalendarit meteorologjik, nesër fillon stina e pranverës meteorologjike, e cila do të zgjasë deri me 31 maj. /Telegrafi/