Telegrafi

Mot i vranët dhe me shi

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s. /Telegrafi/