Telegrafi

Mot i vranët dhe me shi

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga të dobëta shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fort nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit. /Telegrafi/