Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
IHK njofton se vranësirat në pjesën jugore dhe juglindore mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13- 15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s. /Telegrafi/