Telegrafi

Mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta bore.

IHK njofton se në viset malore kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit reshjet parashihen të jenë të dendura.

Në fushat termike parashihen rritje të lehta, kryesisht në temperaturat maksimale, ndërsa minimalet do të jenë pothuajse konstante me ditët e fundit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s. /Telegrafi/