Site icon Telegrafi

Mot i vranët dhe me diell, priten edhe riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen me riga lokale shiu.

Temperaturat minimale pritet të jenë nga 1 deri 4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 20°C.

Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version