Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të karakterizojë vendin tonë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.
Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të mbetet rreth vlerave të normales, do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi deri 9 metra në sekond.
Java e ardhshme parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje të cilat vende-vende do të jenë të intensitetit të lartë deri mesatar.