Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot më i freskët.
IHK njofton se për sot parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ndryshëm.
Në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s. /Telegrafi/