Telegrafi

Mot shumë i nxehtë, temperaturat deri në 37 gradë

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot diell dhe shumë i nxehtë.

IHK njofton se kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës.

Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit. /Telegrafi/