Telegrafi

Mot pranveror, temperaturat deri në 26 gradë celsius

Gjatë kësaj jave mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ky mot do të na shoqëroj deri më 23 tetor.

“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik, në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/