Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes. /Telegrafi/