Java e dytë e qershorit nis me mot të paqëndrueshëm, me shi e bubullima.
Reshje të shiut do të na shoqërojnë edhe sot që nga orët e mëngjesit, derisa temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë.
Gjatë ditës pritet të ketë edhe shtrëngata shiu, e vende-vende reshjet vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes.
Temperaturat do të sillen nga 14 deri në 21 gradë celsius.
Sipas parashikimeve të fundit, këto kushte me mot të paqëndrueshëm me shi e bubullima mbeten edhe ditëve të fundjavës. /Telegrafi/