Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e djeshme por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Sipas institutit, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare. Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë relativisht të mira.
Indeksi UV mbetet i lartë dhe mundësisht duhet respektuar këshillat e IKSHP. Java e ardhshme do të vijoj me temperatura më të larta se kjo javë që po e lëmë pas. /Telegrafi/