Telegrafi

Mot i nxehtë ditët në vijim 

Mot i nxehtë dhe me diell do të mbajë në ditët në vijim.

Fushat e presionit të lartë tashmë kanë filluar të shtrihen edhe mbi rajonin tonë duke sjellë mot më stabil dhe kryesisht me diell, megjithëse të hënën dhe të martën, vende-vende pati rrebeshe të izoluara shi, kryesisht në pjesët veriore të vendit.

Vala e të nxehtit nga Evropa perëndimore në ditët e ardhshme do të vazhdojë të depërtojë mbi vendin tonë, por që nuk pritet të sjellë temperatura jashtëzakonisht të larta sikur në vendet tjera evropiane.