Ditëve të para të vjeshtës meteorologjike mbetet mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira, me mundësi për reshje lokale shiu. Temperaturat në rënie graduale.
Ditëve të para të vjeshtës meteorologjike, që fillon sot, mbi Mesdheun qendror do të fillojnë të depërtojnë fusha të presionit të ulët nga Atlantiku. Megjithëse vendi ynë mbetet nën ndikimin periferik të fushave të presionit të lartë në lindje të kontinentit, ditën e hënë do të mbetet mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Fushat e paqëndrueshme nga Mesdheu qendror, nga dita e martë gradualisht do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, që kohëpaskohe mund të sjellin mundësi edhe për reshje lokale shiu. Sipas, parashikimeve të fundit, nga fundjava priten mundësi më të larta për të reshura si dhe rënie e temperaturave.
2.09 – Nxehtë, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare gjatë ditës.
3.09 – Shumë ngrohtë, pjesërisht vranët. Pasdite rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
4.09 – Ngrohtë, vranësira dhe intervale me diell.
5.09-6.09 – Mbetet ngrohtë, të enjten kryesisht me diell, e pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Ditën e premte, pjesërisht vranët, pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.
Temperaturat e ajrit gradualisht do të pësojnë rënie të lehtë. Minimalet do të luhaten nga 12C deri në 14C, e maksimalet do të zbresin nga 32C deri në 27C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 2-7m/s, të martën me hove deri në 12m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave mesatare.