Telegrafi

Mot i ndryshueshëm, sot e nesër priten reshje shiu

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm.

Sot vende-vende parashihen reshje të shiut të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa dita e shtunë parashihet të përfshij pothuaj gjithë territorin me reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje me shpejtësi 1-9 m/s. /Telegrafi/