Site icon Telegrafi

Mot i ndryshueshëm, me shi dhe diell deri në fundjavë

Foto: Ilustrim

Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu pritet të mbajë edhe ditëve të ardhshme, pasi që turbullira nga Atlantiku po depërtojnë mbi rajonin tonë.

Ditën e shtunë, pritet përkohësisht të kemi kthjellime, me mot më të ngohtë dhe intervale më të gjata me diell.

Nga dita e diel, një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi Itali, e më pas në fillim të javës edhe mbi vendin tonë, që do të sjell mot të freskët dhe reshje më intensive shiu.

9.05 – Kryesisht me vranësira. Pasdite priten reshje lokale shiu.

10.05 – Në mëngjes pjesërisht me vranësira. Ditën vranësirat do të shtohen. Priten reshje lokale shiu me bubullima.

11.05-12.05 – Të shtunën në mëngjes në ultësira mjegullinë. Ditën më ngrohtë, kryesisht me diell. Ditën e diel, kryesisht me vranësira e orëve të mbrëmjes me erë. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me bubullima.

13.05 – Më freskët, kryesisht vranët dhe me shi.

Temperaturat gradualisht do të rriten rreth vlerave mesatare, por nga dita e diel sërish do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C, ndërsa ato maksimale nga 15C deri në 21C, ditën e shtunë.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 3-12m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje, e në fillim të javës së ardhshme sërish do të pësojë rënie.

Exit mobile version