Telegrafi

Mot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

IHK njofton se kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot kryesisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara mbeten për gjatë reliefit malor.

Indeksi UV do të jetë në vlera të rrezikut, prandaj preferohen këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e Diellit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. /Telegrafi/